Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lipjan: Nusja ushtron dhunë ndaj vjehrrës 70-vjeçare, tenton ta largojë nga banesa -

Lipjan: Nusja ushtron dhunë ndaj vjehrrës 70-vjeçare, tenton ta largojë nga banesa

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Lipjan, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Sinjali mëson se pasi rasti është denoncuar në Polici, viktima 70-vjeçare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të, e njëjta ka tentuar që ta dëbojë nga banesa.

Sherri që plasi në familjen e tyre eskaloi në dhunë psikike, ofendime e fyerje dhe për pasojë intervenoi Policia.

37-vjeçarja e dyshuar është intervistuar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *