Kirurgu i njohur i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Halil Tanaj ka humbur jetën aksidentalisht mbrëmjen e së dielës.
Kirurgu Tanaj dyshohet se ka ndërruar jetë në banesën e tij pas kontaktit me rrymën.
Insajderi ka kontaktuar policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit.
Ndërsa lajmin jo zyrtarisht e konfirmuan kolegët e tij.