Një rast i tmerrshëm i ngacmimit dyshohet se ka ndodhur të hënën në Fushë Kosovë.
Një 64-vjeçar po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij, të moshës së mitur.
Sinjali ka mësuar detaje e trishta të asaj që ndodhi në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e familjes së tyre, kur i dyshuari u fut në dhomën e viktimës.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 64-vjeçari po dyshohet se fillimisht e ka kapur viktimën për rrobave dhe ka tentuar ta tërheqë, duke e kërcënuar me një thikë në dorë.
Për të mos mbaruar me kaq, sipas informacioneve të para, i dyshuari i është drejtuar mbesës duke i thënë se do ta marrë për grua, situatë kjo që e ka shqetësuar vajzën.
Të njëjtat burime thonë se viktima ka arritur që të ikë nga shtëpia, ndërkohë që rasti është denoncuar në Polici.
Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Ndryshe, i dyshuari për këtë rast rrezikon të dënohet me burgim. Sipas Kodit “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.”