Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë për në Romë të Italisë ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropian (PES).
Zyra për Media e Kryeministrisë njoftoj se ky kongres do të jetë i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024.
“Aty, kryeministri Kurti do të takohet me kryetarë të partive simotra anëtare të PES-it, me kandidatë të rinj, si dhe me anëtarë të sotëm të grupit të Parlamentit evropianë Socialistë & Demokratë (PES)”, thuhet në njoftim.
Më 23 shkurt 2024, ZKM kishte njoftuar për udhëtimin e Kurtit drejt Mbretërisë së Bashkuar. Kjo vizitë një javore e Kurtit atje është pëmbyllur me vizitën e djeshme në Irlandë dhe takimin me kryeministrin Leo Varadkar.