Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar besimtarët e fesë islame për agjërim të lehtë dhe të pranueshëm në paqe, mirësi e begati.
Urimi i plotë i Lladrovcit për Ramazan:
Të nderuar agjërues e besimtarë të devotshëm,
Muaji i shenjtë i Ramazanit po vjen, të gjithë besimtarëve të fesë islame, ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranueshëm në paqe, mirësi e begati.
Qoftë muaj i bekuar me falje, me vepra të mira, me përkrahje e bashkëndjesi me të pafuqishmit dhe nevojtarët, familjet e dëshmorëve e martirëve, për kontribuesit e lirisë tonë, me nderimin e dashurinë për të afërmin dhe për Zotin.
Urime dhe gëzuar muaji i shenjtë i Ramazanit!