Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se kreditë e ekonomive familjare kanë shënuar rritje me rreth 17.4 për qind, e që këtë ai e konsideron si një rritje me përqindje shumë të lartë.
Këtë ai e sheh si sinjal të qytetarëve për t’i tejkaluar problemet më të cilat ballafaqohen si rezultat i inflacionit.
Mehmeti ka thënë se pritjet janë që në fund të viti 2025 inflacioni do të jetë në niveli rreth 2 për qind, që më pastaj do të ketë edhe vendime të cilat do të merren nga Banka Qendrore Evropiane për të ulur normën e interesit, të cilat sipas tij, në mënyrë direkte do ta ndikoj edhe në uljen e normës së interesit në kredi.
Ish-guvernatori i BQK-së ka thënë se duke ju referuar janarit të viti 2024 janë rreth 4.8 miliard euro kredi. Ai ka thënë se në strukturën e ekonomive familjare përfshihen kredit konsumuese dhe kredit hipotekare.
“Nëse e shohim sot në Kosovë janë diku rreth 4.8 miliardë euro, po i referohemi janarit 2024, kredi, rreth 17 për qind kemi rritje të kredive, pastaj nëse shohim vetëm kreditë e ekonomive familjare, diku rreth 17.4 për qind kemi rritje të kredive për ekonomit familjare. Kur flasim për strukturën e ekonomive familjare, këtu përfshihen kredit konsumuese dhe kredit hipotekare. Për këtë arsye edhe norma e interesit dhe kredit konsumuese arrin, nëse e shohim normën efektive të interesit në kredi, është diku rreth 6.4 për qind, po nëse e shohim normën e interesit në kredi, po i referohem janarit të 2024 kemi një 6.5 për qind vetëm tek kredit konsumuese. Pra kemi një rritje 17.4 për qind të kredive për ekonomit familjare”, ka thënë ai në një intervistë për Ekonomia Online.
Mehmeti ka thënë se rritja prej 17.4 për qind e kredive për ekonomitë familjare, është një përqindje shumë e lartë, sipas tij, kjo tregon që ka një rritje të kërkesave nga ana e qytetarëve për t’i tejkaluar problemet më të cilat ballafaqohen si rezultat i inflacionit dhe rrethanave të tjera të cilat kanë vështirësuar jetën e tyre.
“Kemi një rritje të theksuar mund të themi në përqindje rreth 17 për qind rritja e kredive ose 17.4 për qind është një rritje e kredive për ekonomit familjare, është një përqindje shumë e lartë. Unë gjithmonë kam qenë dhe vazhdoj që të jem pro rritjes së kredieve, por duhet që të kemi shumë kujdes që rritjen e kredive ta kemi një rritje të shëndosh, një rritje që e ruan stabilitetin financiar në vend dhe për këtë duhet të kemi rritje në sektorët të cilët ne i konsiderojmë në më pak rriskë. Për shembull rasti konkret, nëse kemi rritje te sektorët e ndërtimit, konsiderohet një prej sektorëve me rriskë shumë të lartë. Kjo rritje prej 17.4 për qind vetëm për ekonomit familjare është një përqindje e lartë dhe kjo tregon që kemi një rritje të kërkesave me siguri për të tejkaluar problemet më të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës si rezultat i inflacionit dhe rrethanave të tjera të cilat në një mas e kanë vështirësuar jetën e tyre”, ka thënë ai.