Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Tjetër tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndihen edhe në vendet e rajonit -

Tjetër tërmet në Mal të Zi, lëkundjet ndihen edhe në vendet e rajonit

Një tërmet i ri me intensitet 3.6 shkallë sipas Rihterit ka goditur mëngjesin e sotëm Malin e Zi.

Epiqendra ishte katër kilometra në jugperëndim të Çaragjes, në komunën e Nikshiqit, në kufi me Bosnjën dhe Hercegovinën.

Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë në Pogoricë ka bërë të ditur se tërmeti është regjistruar në orën 06:11, në zonën epiqendrore të Nikshiqit në thellësinë 14 kilometra.

Tërmeti është ndjerë edhe në Mostar në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në qytetet bregdetare në Kroaci.

Rajoni i Nikshiqit u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter të enjten, që u ndje edhe në vendet e rajonit, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *