Prishtina Weather ka dhënë detaje se si do të mbajë moti në pesë ditët e ardhshme.
Java e tretë e marsit do të fillojë me mot të butë, me temperatura që shkojnë deri në 16C e 17C ditën e hënë, ndërsa nga dita e enjte frynë erëra jugperëndimore e perëndimore me hove deri në 13m/s ditën e premte.
Të mërkurën pritet të ketë edhe temperatura në minus. Temperaturat minimale do të jenë në mes të -2 dhe -3 gradë Celcius.
Njoftimi i plotë:
Të martën rënie temperaturash e shi. Nga e mërkura më shumë diell. Temperaturat në rritje.
17.03.2024 – Java e tretë e marsit do të fillojë me mot të butë, me temperatura që shkojnë deri në 16C e 17C ditën e hënë. Natën me kalimin në ditën e martë, një sistem frontal sjell të reshura shiu, ku pritet të depërtojnë edhe masa më të ftohta ajrore që zbresin temperaturat maksimale në 9C e 10C. Të reshurat pushojnë gjatë ditës, e në mbrëmje priten edhe kthjellime.
E mërkura në mëngjes do të jetë më e ftohtë, me minimale që mund të zbresin në -2C e -3C. Do të ketë më shumë intervale me diell edhe përgjatë ditës së enjtë, kur temperaturat ditën shënojnë rritje deri në 15C e 16C.
Ditën e martë erërat ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore dhe me frynë me hove deri në 12m/s. Nga dita e enjte frynë erëra jugperëndimore e perëndimore me hove deri në 13m/s ditën e premtë.
Nivelet e ndotjes ajrore shënojnë rritje kryesisht orëve të mbrëmjes, me indeks që kalon edhe në vlera të dobëta. DItën indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.
18.03 – Mot i butë. Paradite intervale me diell. Gjatë ditës vransira e mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.
19.03 – Më ftohtë dhe shi orëve të para të ditës. Deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.
20.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.
21.03 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell e më butë.
22.03 – Butë. Intervale me diell dhe vransira.
Shtypja atmosferike përreth vlerave normale në fillim të javës, e më pas shënon rritje.