Receta e iftarit: Përgatitni pulën e pjekur në salcë mustarde

Pula e pjekur në salcë është një pjatë shumë e thjeshtë, përgatitja e së cilës nuk zgjat shumë dhe nuk kërkon shumë përbërës

Përbërësit e nevojshëm:

Me 14 gola dhe 12 asistime te Chelsea, rivalët e Bluve në Premier League duan ta transf…Për herë të parë, mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu“Alhamdulillah” – reperi i njohur amerikan konvertohet në fenë islameNdërtesa ‘më e ngushtë në botë’ ndodhet në Itali – ajo është vetëm 10…Vranët dhe me diell, në disa zona edhe reshje shiu

– 1 kg kofsha pule,
– 2 lugë vaj ulliri,
– 2 lugë mustardë (senf),
– 2 lugë mjaltë,
– 6 thelpinj hudhër,
– kripë, piper dhe piper i kuq – sipas dëshirës.

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 220 gradë.

Në një enë ose në një dërrasë prerëse, lyeni të dyja anët e kofshëve të pulës me kripë dhe piper dhe vendosni në një enë pjekjeje me përmasa 20 × 30 cm.

Në një enë tjetër përzieni vajin e ullirit, mustardën, mjaltin, hudhrën dhe piperin e kuq derisa të bashkohen mirë.

Lyejeni pulën me masën nga të dyja anët.

Piqeni për 35 minuta ose derisa lëkura të bëhet kërcëlluese.

Hiqeni nga furra dhe shërbejeni të ngrohtë!

Ju bëftë mirë,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *