Aksident në Pejë, katër të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Raushiq të Pejës.

Në këtë aksident katër persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal. Hetuesit policorë të trafikut janë në vendngjarje”, ka thënë Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *