Lajm i mirë për pensionistët – pensionet pritet të rriten, ja kur

Me qasjen e Qeverisë Kurti nuk janë aspak të kënaqur pensionistët, thotë kryetari i Pensionistëve, Nijazi Gashi.

Sipas tij, rritja e pensioneve do të bëhet afër zgjedhjeve.

“Kjo qeveri do t’i rrisë pensionet pak para zgjedhjeve. Pensionistët nuk janë të kënaqur me sjellën e qeverisë”.

Gashi është ankuar se me çmimet aktuale pensionit nuk po mjaftojnë.

“Çmimet kanë shkuar në qiell këtë vit. Barnat janë shtrenjtuar 100 %. Me këto pensione nuk po mund t’ía dalin”, deklaron Gashi.

Ai ka shtuar se në lidhje me kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe se Qeveria nuk ju është përgjigjur në asnjë rast për këto kërkesa.

“Ne kemi hasur në vesh të shurdhër dhe qeveria nuk na është përgjigjur në asnjë rast, të gjitha kërkesat që ja kemi bërë nuk na janë përgjigjur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *