Janë publikuar pamje të reja nga gjuajtja me armë zjarri që u regjistrua sot rreth orës 14 e 30 minuta në lagjen “Aktash” të kryeqytetit.
Një person i armatosur i është afruar shoferit të “Extreme Pizza”-s duke e kërcënuar me armë zjarri, madje në një moment dëgjohen edhe të shtëna me armë.
IndeksOnline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, vetëm pak metra larg nga aty ky të dielën u vra një person dhe u plagosen pesë të tjerë.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.