Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Murati pret votën e opozitës për kredinë 90-milionëshe me Bankën Botërore -

Murati pret votën e opozitës për kredinë 90-milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar nga deputetët e opozitës që të marrin pjesë në votimin e nesërm për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me Bankën Botërore, për një kredi prej 90 milionë eurosh.

Sipas Muratit, kjo marrëveshje është unike, pasi ofron një normë interesi prej 0%, falë përpjekjeve të qeverisë dhe reformave të ndërmarra në bashkëpunim me Bankën Botërore.

“Kjo marrëveshje, me kushte jashtëzakonisht të favorshme, pret ratifikimin në Kuvend që nga maji i këtij viti dhe nesër do të jetë përsëri në rend dite, konkretisht në pikën e gjashtë,” tha ai.

Murati shpreson që edhe deputetët e opozitës do të marrin pjesë në votim, duke i lejuar Kosovës të përfitojë nga kjo marrëveshje.

Ai theksoi se me një normë interesi prej 0% për një periudhë prej 12 vjetësh, Kosova do të kursejë mbi 50 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *