Një person ka rënë në prangat e Policisë mbrëmë rreth orës 20:25, pasi dyshohet se kishte kryer vjedhje në një market në rrugën ‘B’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për Atdhe Bahtiri, 29-vjeçar.
Bahtiri dyshohet se ka kryer vjedhje në ‘Spar’ më 14 shtator dhe ishte kapur mat nga sigurimi i marketit me produktet të cilat i kishte marrë pa paguar.
Sinjali mëson se në çantën e 29-vjeçarit u gjetën rreth 20 konserva të gullashit një shishe me ujë, të cilat janë konfiskuar nga Policia.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intevistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Vjedhje’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që Bahtirit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.