Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral ka dhënë dorëheqje drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.
“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashit, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”.
“Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.