Dashi
Ditë përgjithësisht pozitive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do prisni dhe do dashuroheni qetësisht me atë që keni në krah. Beqarët do ndihen mirë edhe me statusin që kanë, prandaj nuk do kërkojnë asgjë tjetër me ngulm. Perspektivat financiare do jenë të mira. Përfitoni nga kjo për të shlyer disa borxhe që keni marrë më herët.
Demi
Pozicionimi i keq i planetëve në qiellin tuaj të dashurisë do sjellë probleme goxha serioze. Mos u nxitoni për asgjë sepse do i vuani gjithë jetën pasojat. Beqarët do kenë më tepër mundësi se më parë për të krijuar lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe situata ka për të ndryshuar menjëherë. Mund të ndihmoni edhe disa të afërm në nevojë.
Binjakët
Do keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin tuaj sot dhe nuk do ndiheni të qetë për asnjë moment. Jepini fund kokëfortësisë nëse nuk doni të keni me tepër probleme. Beqarët nuk do ndihen ende gati të bëjnë ndryshime të statusit dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat. Në planin financiar gjendja do mbetet e kënaqshme kështu që mund të shpenzoni sa të dëshironi.
Gaforrja
Shumë planetë do ndikojë sot në jetën tuaj në çift dhe do e bëjnë atë prioritet për ju. Do i përkushtoheni me gjithë qënien tuaj partnerit dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Beqarët duhet të njihen paraprakisht me personat që do takojnë, para se të hedhin hapa. Për financat perspektivat janë të mira, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë kur të shpenzoni.
Luani
Bëni shumë kujdes me xhelozinë e tepruar ju të dashuruarit sepse ajo mund të jetë shkatërrimtare për një lidhje. Nga ana tjetër mundohuni të jeni më optimistë për të ardhmen. Beqarët do jenë më me fat dhe gjërat kanë për t’iu ndryshuar menjëherë. Buxheti do mbetet i mirë në çdo moment kështu që do mund të kryeni edhe disa shpenzime më tepër nga zakonisht.
Virgjëresha
Do përjetoni ndjesi të forta sot ju të dashuruarit dhe do doni që dita të mos ndalet për asnjë moment. Mund të merrni edhe një vendim të rëndësishëm. Beqarët do jenë gati për çdo lloj çmendurie vetëm që të mos qëndrojnë vetëm. Buxheti nuk do jetë në gjendjen që keni pritur, por me pak përkujdes dhe maturi do mund t’ia dilni mbanë. Familjarët gjithashtu do i keni pikë mbështetjeje.
Peshorja
Debate të njëpasnjëshme do ketë sot në jetën tuaj në çift. Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin dhe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit. As beqarët nuk do kenë fat në dashuri dhe ka rrezik ta vuajnë tej mase vetminë. Duhet të mundohen të shoqërohen sa më tepër me miqtë. Në planin financiar duhet të tregoheni të duruar sepse vetëm kështu do mund t’ia dilni mbanë.
Akrepi
Nuk do bëni aspak lëshime ndaj partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo mund të ndezë herë pas here debate me të. Nëse nuk ndryshoni sjellje keni për të pasur akoma më shumë probleme. Beqarët duhet të mendohen disa herë para se të veprojnë sepse bëhet fjalë për jetën e tyre. Për financat ka për të qenë një dite tejet delikate dhe me tronditje të njëpasnjëshme.
Shigjetari
Sot nuk do arrini dot t’i qëndroni besnikë atij që keni në krah sepse dikush tjetër do i ftojë të bëjnë aventura të çmendura. Ky do jetë një gabim i madh sepse do e shkatërrojë përfundimisht lidhjen e hershme. Do ishte më mirë që nëse nuk e doni më, t’ia kishit thënë paraprakisht partnerit. Beqarët nuk do kenë fat. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm.
Bricjapi
Ditë goxha e ndërlikuar do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Mos u nxitoni për asgjë nëse nuk doni që situata t’iu dalë jashtë kontrollit. Beqarët do jenë gati edhe për çmenduri të vogla vetëm që të mos mbeten me statusin që kanë. Sektori i financave do jetë i mirë, megjithatë nuk duhet të jeni të pamatur me shpenzimet. Mendoni të mblidhni disa para edhe për të nesërmen.
Ujori
Do merrni frymë lirisht sot ju te dashuruarit sepse do i lini pas krahëve përgjithmonë disa mosmarrëveshje të vjetra. Neptuni do ju nxitë të jeni edhe më shprehës të ndjenjave. Beqarët do realizojnë disa takime me të vërtetë të veçanta të cilat mund t’ua mbushin jetën me gëzim. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime në mënyrë që të mos mbeteni keq më vonë.
Peshqit
Jeta juaj në çift do konsolidohet tej mase gjatë kësaj dite. Do jeni shumë të logjikshëm dhe nuk do thoni gjëra të gabuara. Beqarët do jenë me fat dhe do realizojnë një nga takimet më të bukura të bukura të jetës se tyre. Gjithçka do marrë një tjetër drejtim. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe situata do vijë duke u përmirësuar. /abcnews.al