Një zjarr i madh ka shpërthyer në ndërtesën e lartë ku gjendet kompania telefonike kineze ‘China Telecom’ në qytetin qendror kinez të Changsha, kanë raportuar mediat shtetërore, duke shtuar se numri i viktimave nuk dihet aktualisht raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Nga vendi po del një tym i madh dhe disa dhjetëra kate po digjen egërsisht”, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.
“Zjarrfikësit kanë nisur punën për shuarjen e flakëve dhe shpëtimim e njerëzve në vendngjarje”, shtoi ai.
Një person ka bërë disa video-incizime brenda ndërtesës së lartë shfaqin zjarrin e madh dhe tymin që del nga flakët.
❗️In #China, the skyscraper of the largest telecom operator China Telecom in #Changsha is on fire. Hundreds of people could be burned alive. pic.twitter.com/GDNC74k8Tj
— NEXTA (@nexta_tv) September 16, 2022