Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E trishtë: Edhe një e mitur viktimë e dhunës seksuale, nëna në Prizren denoncon rastin në Polici -

E trishtë: Edhe një e mitur viktimë e dhunës seksuale, nëna në Prizren denoncon rastin në Polici

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve dhe dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prizren, ku një grua ka deklaruar në Polici se vajza e saj e mitur kishte dalë në takim me një person të rritur dhe ka dyshime se me të ka pasur kontakt intim.

Sinjali mëson se 15-vjeçarja është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që është identifikuar edhe i dyshuari.

20-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës.

I dyshuari para hetuesve policorë ka pranuar që ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore pritet të merren ditëve në vijim.

Kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, personat që kryejnë marrëdhënie seksuale me persona që janë nën moshën 16-vjeçare, kryejnë vepër penale dhe mund të dënohen me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *