Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Tmerrohet familja në Prizren: Vajza 19-vjeçare inskenon zhdukjen e saj, i dërgon babait mesazhe kërcënuese -

Tmerrohet familja në Prizren: Vajza 19-vjeçare inskenon zhdukjen e saj, i dërgon babait mesazhe kërcënuese

Zhdukja e një 19-vjeçareje në Prizren dhe mesazhet kërcënuese që i mori babai i saj kur vajza u largua nga shtëpia tronditën familjen nga lagjja Arbanë. Kjo bëri që ai të kërkojë ndihmë nga Policia që të hetohet se çfarë ka ndodhur me të bijën. Por ajo çka u zbulua e shokoi babain e saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka nisi kur në telefonin e babait të 19-vjeçares shkuan disa mesazhe ku thuhej se “çikën e kë të zhdukur, e ka gjetë cka e ka lyp”.

I shqetësuar skajshmërisht për fatin e vajzës, ai u nis për në Polici, ku dha deklaratë se kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe ku ka qenë. Si rezultat i denoncimit, Policia u aktivizua për të kërkuar vajzën dhe u iniciua rast me urdhër të Prokurorit.

Sinjli meson se e gjithë kjo doli të jetë ajo që s’e priste as babai e as familjarët e tjerë të vajzës. Ishte një inskenim, që u planifikua nga 19-vjeçarja, që tentoi t’ia hedh familjes për zhdukjen e saj.

Rasti u zbulua kur Policia gjeti vajzën dhe u kuptua se mesazhet që i kishte pranuar babai i saj ishte ajo që ia ka dërguar.

Pas intervistimit të saj në cilësinë e të dyshimtës, Prokurori ka urdhëruar nisjen e hetimeve për kallëzim të rremë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *