Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Turqia kryen sulme ndaj Sirisë -

Turqia kryen sulme ndaj Sirisë

Turqia ka kryer sulme në veri të Sirisë ndaj qendrave komanduese që operohen nga ushtria siriane dhe forcat kurde, duke vrarë tre persona, tha një grup monitorues me seli në Britani.

Këto sulme të kryera pranë qytetit kufitar Kobane, që udhëhiqet nga kurdët, duke shënjestuar pozicionet e ushtrisë siriane dhe të Forcave Demokratike Siriane, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas kësaj organizate, tri viktimat ishin të veshur me uniformë të ushtrisë siriane.

Disa ushtarë të tjerë po ashtu janë plagosur, disa në gjendje kritike, shtoi Vëzhguesi.

Muajin e kaluar, Qeveria siriane tha se do t’i përgjigjej me sulme të drejtpërdrejta nëse Turqia sulmon forcat e saj.

Ky paralajmërim erdhi pasi Turqia kreu një sulm në Kobane duke vrarë tre ushtarë sirianë në muajin gusht.

Turqia ka kryer një sërë ofensivash duke shënjestruar forcat kurde dhe grupin militant, Shteti Islamik që nga viti 2016, por këto ofensiva rrallë kanë rezultuar me vrasjen e luftëtarëve të regjimit sirian.

Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë terroristë dhe vazhdimisht kryen sulme në zonat në Siri që kontrollohen nga ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *