Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ndodh mrekullia: Mjeku në Prishtinë shpëton pacientin pa shenja jete -

Ndodh mrekullia: Mjeku në Prishtinë shpëton pacientin pa shenja jete

Një rast mjaft emocionues ndodhi mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Doktori Shpejtim Aliu arriti që ta shpëtojë një qytetar i cili kishte rënë në tokë pa shenja jete në lagjen “Bregu i Diellit”, më saktësisht në rrugën “Hilmi Rakovica”.

Vet Dr. Aliu tregoi për Klankosova.tv se si ndodhi rasti.

“Ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit. Unë isha duke kaluar me veturë dhe pashë aty disa njerëz të grumbulluar afër një kafiterie, ku ishte edhe policia. U afrova dhe pashë një person të shtrirë dhe menjëherë i pyeta se a ka mjek dhe më thanë jo. Personi s’kishte puls. Vazhdova reaminimin kardiopulmunar (frymëmarrje gojë më gojë) dhe iu kthyen shenja vitale. Më pas erdhi edhe ambulanca dhe e mori”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *