Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ardian Kastrati flet për deputetët: Veç sot për qeto pallavra, i marrim nga 160 euro -

Ardian Kastrati flet për deputetët: Veç sot për qeto pallavra, i marrim nga 160 euro

Komisioni për Arsim ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Kosovë.

Ndër të tjerash, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paraqitur edhe njëherë kërkesat e mësimdhënësve, që janë nga 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Ai madje tha se fajtori kryesor për vazhdimin dhe jo ndalimin e grevës është kryeministri i vendit, Albin Kurti.

E në këtë mbledhje përplasje të ashpra pati ndërmjet Jasharajt dhe anëtarëve të Komisionit.

Por ishte pikërisht anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati që foli për përfitimet e deputetëve.

“Këta i përfaqësojnë kërkesat e anëtarësisë së vetë të cilët ndoshta marrin deri në 300 e diçka euro rrogë, kurse qeta krejt çka po i shihni qetu i marrin nga 160 euro vetëm sot për pallavra çka folen këtu”, tha Kastrati.

“Këtu mungon edhe debati, këtu secili shet moral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *