Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Plas sherri mes dy anëtarëve të LGBT, 33-vjeçari denoncon se u ngacmua seksualisht për tri vjet nga një burrë -

Plas sherri mes dy anëtarëve të LGBT, 33-vjeçari denoncon se u ngacmua seksualisht për tri vjet nga një burrë

Rastet e ngacmimeve seksuale në vendin tonë janë të shpeshta dhe të dyshuar janë persona edhe të moshave të reja, por edhe të shtyra. Për një rast të tillë që dyshohet se po ndodh që disa vite, kanë nisur hetimet pas denoncimit të një 33-vjeçari.

Këtë herë, burimet nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për dy anëtarë të komunitetit LGBT, të cilët janë futur në sherr, pasi njëri dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tjetrin që rreth 3 vite. Shqetësimi që i dyshuari R.A., ia ka bërë viktimës e ka detyruar këtë të fundit të kërkojë ndihmë nga Policia.

Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve policorë, përveç ngacmimeve, i dyshuari ka nxitur edhe urrejtje ndaj viktimës, prandaj ai ka vendosur të mos hesht më.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Ngacmim seksual” dhe sigurimin e prezencës së të dyshuarit, teksa hetimet do të nisin për mbledhjen e informatave që provojnë denoncimin e viktimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *