Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar “Balkan”, pasi u mposht në finale nga boksierja angleze, Whitwell Shona.
Edhe pse Donjeta dominoi në dy raundet e fundit duke sulmuar dhe goditur kundërshtaren, gjyqtarët menduan ndryshe dhe fituese shpallen boksieren nga Anglia.
Trajnerja Mariola Sallauka është e kënaqur me boksin dhe formën që tregoj Donjeta dhe për Donjeten këto duele ishin te mirëseardhura para kampionatit Evropian qe mbahet ne muajin tetor në Budva.
Po ashtu drejtësinë në këtë turne ndau gjyqtari nderkombetar IBA Latif Demolli.