Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Jasharaj: Albin Kurti dhe Qeveria e tij po dëshirojnë që greva në arsim të zgjasë -

Jasharaj: Albin Kurti dhe Qeveria e tij po dëshirojnë që greva në arsim të zgjasë

Greva në arsim ka hyrë në javën e pestë, ani pse Këshilli i Prindërve dhe përfaqësues të shumë institucioneve kanë bërë thirrje për ndërprerje të saj.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.

Greva në arsim do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut.

Kështu deklaron kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se nga Qeveria varet se kur do të përfundoj greva.

“98.5% të institucioneve nga çerdhet e deri në universitet dhe administratat janë në grevë. Ne kemi pritur se shtune-diele Qeveria nuk do të ketë pushim, por do t’i ketë të rezervuara për arsimin që të takohemi dhe të bisedojmë për ndonjë ofertë për të tejkaluar këtë situatë por nuk ndodhi. Krejt çka do të ndodhë dhe kur do të përfundojë greva n ‘varet krejt nga Qeveria ‘Kurti’ kur të vendosë t’i realizojë kërkesat tona dhe greva vazhdon deri atëherë”, tha ai.

I pari i SBASHK-ut tha se Kurti dhe Qeveria po dëshirojnë që greva e arsimit të zgjasë.

“Kurti pa asnjë argument doli dhe deklaroi se SBASHK-u është me ata e këta, mbase grevistët kanë pritur ndonjë lajm pozitiv dhe këtë nuk e bëri, por Kurti dhe Qeveria po dëshirojnë që kjo grevë të zgjasë pasi nga deklaratat e tij nuk mund të mendosh pozitivisht”, u shpreh Jasharaj.

Ndryshe, Këshilli i Prindërve i Shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, sot ka protestuar, në shenjë pakënaqësie ndaj mosmbajtjes së procesit mësimor. Kërkesë e SBASHK-ut, është edhe ndarja e 100 eurove në muaj shtesë për mësimdhënësit, deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

LEXO EDHE:

Greva në arsim: Shkolla e njohur në Prishtinë nis mësimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *