Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpesh herë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Ata madje shpesh herë eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet.
Për një rast të tillë që ka ndodhur dje pasdite në një familje në qytetin e Pejës, Prokuroria ka nisur hetimet.
Sinjali mëson se një 38-vjeçar në gjendje të dehur ka shkuar në shtëpinë e të vëllait të cilin e ka sharë e ofenduar e më pas e ka kërcënuar edhe me jetë.
I dyshuari me ‘paralajmërimet’ se do ta vrasë me plumb, ka ngjallur frikë e shqetësim te viktima, i cili u detyrua që rastin ta denoncojë në Polici.
38-vjeçari është arritur që të arrestohet dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndër të tjera i është nënshtruar edhe testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.