Një dukuri mjaft shqetësuese por edhe e rrezikshme janë rastet kur fëmijët vozisin veturat, herë te vetëm e herë edhe me familjarë të tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot tek “Rrethi” në Prishtinë, ku në një veturë shihet një fëmijë në prehërin e një të rrituri me duar në timon.
Pamjet janë dërguar nga një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka thënë se kështu po rrezikohet edhe komunikacioni.