Që nga dita e parë që lajmi është bërë publik, kurioziteti është shtuar në maksimum për projektin e madh televiziv “Big Brother VIP Kosova”.
Produksioni kishte treguar që ky spektakël do të nis në muajin tetor, por akoma nuk kemi një datë të saktë të startimit të saj.
Por cila është arsyeja?!
Prezantuesi i programit Alaudini, në një pronocim në Instagramin e tij, ka treguar se data do të zbulohet pak më vonë, për shkak se shtëpia akoma nuk është gati, e sapo të përfundojnë punimet do të zbulojmë se kur nis “Big Brother Vip Kosova”.
Deri më tani për këtë projekt janë zbuluar dy prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi si dhe opionisti Olti Curri.