Anëtari i Këshillit Grevist të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Reshit Kushaj ka thënë se pagat e mësimdhënësve për muajin shtator ende nuk janë ekzekutuar.
Kushaj tha se janë duke pritur që të dalin pagat për këtë muaj.
“Pagat e mësimdhënësve për muajin shtator nuk kanë dal ende, me siguri që do të dalin vetëm se ka probleme teknike”, tha shkurt Kushaj.
Po ashtu, sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka konfirmuar se ende nuk janë ekzekutuar pagat për nivelin para-universitar.
“Ende nuk janë dalë pagat për nivelin para-universitar, ndërsa për profesorët e universiteteve janë ekzekutuar”, tha Ymeri për Telegrafin.
Deri më tani edhe vet mësimdhënësit thonë se nuk iu ka dalë paga për këtë muaj.
Ndryshe, sot ka filluar mësimi në të gjithë shkollat e Kosovës, pas një muaji grevë në arsim.