Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Elon Musk merr shembull Kosovën, sugjeron zgjidhje për konfliktin Rusi-Ukrainë -

Elon Musk merr shembull Kosovën, sugjeron zgjidhje për konfliktin Rusi-Ukrainë

Elon Musk shkaktoi reagime të hënën nga zyrtarët ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, për këshillat e tij se si të arrihet “paqe” në mes të pushtimit të vazhdueshëm të vendit nga Rusia.

Opinioni i këtij të fundit nuk u prit mirë nga zyrtarët ukrainas.

 “F—off është përgjigja ime shumë diplomatike për ju,” shkroi ambasadori i Ukrainës në Gjermani Andrij Melnyk në përgjigje të postimit të Musk në Twitter.

Përgjigje i dha edhe Mihail Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që e kritikoi për këtë tentim duke ia bërë me dije që me këtë po rrezikon të duket se po legjitimon siç i quan pseud-referendumet.

“A je duke provuar që të legjitimosh pseudo-referendume që u kryen nën kërcënim armësh e nën kushte persekutimi, ekzekutimi masiv dhe torturë? Nismë e gabuar.”

Musk iu përgjigj duke sqaruar se e mendoi si zgjidhje një votë në mbikëqyrjen e ndonjë organizate të besueshme. Më pastaj ai sqaroi më tej se e sheh si të përshtatshme qasjen si në Kosovë.

“Jo unë po sugjeroj që të votohet nën mbikëqyrjen e OKB’së (zgjedh entitetin politik tënd më të besueshëm ose shtetin)”. Më tej ai mori edhe shembull Kosovën në këtë diskutim në Twitter.

Në një sondazh në Tëitter, Musk sugjeroi një rrugë drejt “Paqes Ukrainë-Rusi” që përfshinte ribërjen e zgjedhjeve “nën mbikëqyrjen e OKB-së” në rajonet e vendit të aneksuara së fundmi ilegalisht nga Rusia, raporton CNN.

Miliarderi dhe pronari i Tesla-s, sugjeroi gjithashtu ta bënte Krimenë “formalisht pjesë të Rusisë”.

“Furnizimi me ujë në Krime është i siguruar” dhe “Ukraina mbetet neutrale”, ka shkruar Musk.

Shumica e të anketuarve në Tëitter votuan “Jo” në përgjigje të sondazhit të Musk.

Vetë Musk dhe një nga kompanitë e tij, SpaceX, u përfshinë herët në luftën në Ukrainë, pasi SpaceX dërgoi terminalet e internetit Starlink, të cilat mund të operohen nga kudo me energji dhe një pamje të qartë të qiellit, në vendin e shkatërruar nga lufta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *