Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Një mësuese padit komunën për mosekzekutimin e pagës -

Një mësuese padit komunën për mosekzekutimin e pagës

Për mosekzekutimin e pagës për muajin shtator, një mësimdhënëse, e cila është në pushimin e lehonisë, ka paditur Komunën e Drenasit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

“Sapo u njoftova se filluan paditë e para kundër Komunës së Drenasit me rastin e ndalesës së pagave ndaj mësimdhënësve edhe pse ndalesa është bërë nga Thesari i Ministrisë së Financave, mirëpo, mësimdhënësit kanë kontrata të lidhura me Komuna, e aq më keq, në rastin konkret, është ndaluar paga një lehonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në padinë për kompensimin e pagës, të cilën Lladrovci e ka publikuar, paditësja thotë që pavarësisht deklarimit publik që paga nuk i është ndalur nga kjo komunë, ajo e ushtron të drejtën për padi ndaj Drenasit, si punëdhënës i saj.

“… sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, komunat janë të decentralizuara sa i përket çështjes së menaxhimit të buxhetit, rrjedhimisht pagave, MF-ja vetëm bën ekzekutimin e pagave dhe jo ndalesën e tyre”, thuhet në padi.

Në bazë të Ligjit komunat janë punëdhënësit e punëtorëve, në këtë rast, në sektorin e arsimit.

Ministria e Financave është autoriteti që ekzekuton pagat, në bazë të listave të dërguara nga secila komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *