Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Befason Ikballe Huduti: Burrit tim ia kam gjetur vet edhe dy gra të tjera! -

Befason Ikballe Huduti: Burrit tim ia kam gjetur vet edhe dy gra të tjera!

“Martesa e përkohshme dhe tradhtia”, ishte tema për këtë javë në emisionin Kojshia Show, ku mysafire ishin, islamologia Ikballe Huduti dhe detektivja e njohur nga Shqipëria, Shkënda Lili, transmeton Korrespodenti.

Huduti, kohë me parë ishte bërë hit nëpër rrjetet sociale me deklaratën e saj për “martesat e përkohshme”, për të cilat thotë se janë të lejuara sipas islamit. Madje, ajo në këtë emision ka ndarë edhe një përvojë personale sa i përket martesave të tilla, së përkohshme, ku tregon se burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.

“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë, pastaj pas ofertës time me e martu burrin tim me të dytën grua, kjo ekonomistja me një fëmijë kthehet te i njëjti burrë dhe ia bën edhe gjashtë fëmijë. Ndërsa unë si grua myslimane që e besoj Kuranin dhe e pasoj Ehli Bejtin, unë brengosem për çështjet e moralit në shoqëri. Kjo doktoresha, ka pasë një martesë të shkurtër nja 7-8 muaj dhe e pash që është e mërzitur, mirëpo grua tepër inteligjente. Unë shumë e zënë, e burrin e kam që jo një grua, jo vetëm mua që më meriton, por i meriton edhe dy gra tjera. Por, burrat e sotshëm, besoni se nuk i meritojnë as qato gra”, ka thënë Huduti.

Më vonë, po në këtë emision ajo ka zbuluar se burri i saj kishte pasur njëherë një martesë të përkohshme.

“Ka pasur martesë dy vjet. Unë e kam leju, sepse kam shkuar për dy muaj për ngritje intelektuale dhe unë e di që nëse burri i im shkon me një grua, pa niqah, pa kurorë, pa dhuratë të martesës, ai kishte me e dëmtua edhe atë grua, shpirtërisht, fizikisht, moralisht”, është shprehur ajo.

Për ta dëgjuar këtë deklaratë të znj. Huduti, shikojeni emisionin nga minuta 18:30 në videon e më poshtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *