Një veturë është djegur derisa ishte në lëvizje sonte rreth orës 20:20, në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, derisa ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe ka vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Borovci.