Analisti politik, Imer Mushkolaj ka dalë në mbrojtje të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jashari, raporton Gazeta Blic.
Ai ka shkruar se duhet të jesh fort i poshtër, që ta akuzosh Jasharin për lidhje me Serbinë.
“E turpshme dhe e frikshme përpjekja e njerëzve të pushtetit, përpjekja e pushtetit për ta denigruar Rrahmanin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Rrahman Jasharajn e njoh tash e më shumë se dy dekada.
Disa vjet edhe kam punu me të. Është njeri i përkushtuem dhe punëtor. Njeri i hjekave.
Duhet të jesh fort i poshtër, që ta akuzosh për lidhje me Serbinë. Duhet të jesh fort idiot që të provosh ta njollosësh atë.
E turpshme dhe e frikshme përpjekja e njerëzve të pushtetit, përpjekja e pushtetit për ta denigruar Rrahmanin.