Këshilli i Prindërve: Do të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka reaguar lidhur me mos lëvizjen e palëve drejt dialogut social dhe vazhdimin e dëmtimit kryekëput të interesit të fëmijëve dhe prindërve.

Ata ia kanë bërë me dije të gjitha institucioneve se kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës do të mobilizohet dhe do t’iu bëjë thirrje të gjithë prindërve që të bojkotohet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva.

“Nuk duam të pranojmë edhe të dëmtohemi nga greva edhe t’ju përshtatemi orareve jashtë ditëve të punës apo jashtë kalendarit vjetor të mësimit”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *