Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Fantastike: Projektligji për Trustin pritet të dërgohet në Kuvend javën e ardhshme -

Fantastike: Projektligji për Trustin pritet të dërgohet në Kuvend javën e ardhshme

Qeveria e Kosovës ka kohë deri të premten të japë një mendim rreth Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Në rast se kjo nuk ndodh, projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve.

Herën e parë dështoi një iniciativë e tillë dhe Qeveria ishte kundër miratimit të këtij Projektligji.

Ndryshim qëndrimi po pret iniciuesi i kësaj iniciative, Bekim Haxhiu.

“Kriza e ekonomike e cila ka shku duke u thellu bashkë me krizën energjetike do të duhej t’ia hapte sytë Qeverisë. Qeveria do të duhej me ndryshu qëndrim duke u bazu në ndryshimet që kanë ndodhë, prej momentit të parë e deri më tani, janë 161 milionë euro humbje e trustit”, tha ai.

Ai për Front Online thotë se do të duhej që të gjithë deputetët e VV-së ta mbështesin tërheqjen e Trustit.

“Jo disa deputetë por do të duhej që i gjithë grupi parlamentar i VV-së të mbështeste iniciativën për tërheqjen e TRUST-it, sepse është iniciativë për qytetarët e cila ndihmon ata”, përfundoi duke thënë se nga javën e ardhshme pritet të dërgohet për votim në Kuvend.

Të njëjtën e pret edhe iniciuesi i mbledhjes së nënshkrimeve, Adnan Jashari.

Ai për Front Online tha se pret përgjigje pozitive pasi disa deputetë të VV-së kanë dalë pro tërheqjes.

“Po presim përgjigjen Qeverinë e Republikës së Kosovës, besoj që do të jap përgjigje pozitive për shkak që edhe disa deputetë të VV-së kanë dalë pro tërheqjes së kursimeve të Trustit”, deklaroi ai.

Jashari shpreson që mos të zvarritet, por të shkojë në Kuvend për votim ky Projektli.

“Deri më 22 tetor ka afat Qeveria të jap përgjigje pastaj Komisioni Parlamentar përkatës e dërgon në Kuvend dhe pastaj e caktojnë një datë për votim. Shpresojmë që edhe Komisioni të mos e zvarrit të jap një datë shpejtë”, u shpreh ai.

Për mendimin e ekzekutivit, Front Online ka pritur gjatë ditës përgjigje, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Projektligji që do ta mundësonte këtë, ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet.

Sipas arsyetimit të tyre, kjo do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dërguar në Qeveri për mendim këtë projektligj, duke u bazuar në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 20 mijë qytetarë të Kosovës, i cili i është dorëzuar Kuvendit më 15 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *