Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarët, qoftë gjatë detyrës ose edhe kur janë në rroba civile. Pavarësisht kohës apo vendit, zyrtarët policorë autorizime policore 24 orë.
Por një zyrtar policor në Prishtinë u përballë me një person para dy ditësh, të cilin e ndaloi për ta verifikuar dhe kontrolluar, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme edhe pse s’ishte me uniformë. Rasti ka ndodhur në rrugën Taulantia dhe ndaj të dyshuarit tashmë Prokuroria ka iniciuar rast.
Help Ukraine! Don’t Let Russia Trample On Democratic Values
HELPUA
I dyshuari (emër i njohur për redaksinë) dyshohet se gjatë kontrollit nga ana e zyrtarit policor e kishte kërcënuar, e madje i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, teksa ka tentuar ta mbajë nën kontroll.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se në lidhje me rastin, i dyshuari është inetrvistaur nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është iniciuar rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar”.