Shpenzoi para për të siguruar lëndë djegëse për dimër.
Por, disa i shkuan edhe për trajtimin mjekësor, pas plagëve që një 34 vjeçar i mori nga punëtori që e pagoi për t‘ia rehatuar drutë.
Ai e sulmoi fizikisht atë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Cercë të Istogut e sulmit dyshohet se i parapriu një mosmarrveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.
Ky i fundit besohet që e pagoi të dyshuarin për t‘ia prerë dhe për t‘ia dërguar në shtëpi drutë, por kjo besohet se nuk ndodhi.
Bile sipas informacioneve të televizionit, viktima edhe dyshoi që puntori ia vodhi disa dru.
I rrahuri, nuk deshi të flas për rastin.
Nga emergjenca konfirmuan se aty u mjekua 34 vjeçari të cilit iu qepë një pjesë e gjurit dhe kishe plagë në hundë dhe vetull.
Nga Policia konfirmuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.