Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se rrahu një person tjetër.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje në raportin ditor se për çka nisi problemi mes të dyshuarit dhe viktimës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë.
Ajo çfarë potencohet në raport është se viktima ishte duke punuar si punëtor krahu në arën e të dyshuarit.
I dyshuari, sipas policisë, e ka sulmuar fizikisht viktimën ndërsa më pas është arrestuar.
I dyshuari është intervistuar, ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti do të hetohet në procedurë të rregullt si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.