Një revansh i madh në peshën e rëndë mes Anthony Joshua dhe Dillian Whyte mund të ndodhë, sipas vëllait të ‘Body Snatcher’s.
Joshua vjen pas humbjes së dytë nga Oleksandr Usyk në revanshin e tyre në fillim të gushtit, ku ukrainasi mori një fitore në Arabinë Saudite.
Pas meçit, Joshua zbuloi se dëshiron të kthehet në ring sa më shpejt të jetë e mundur, me një datë të mundshme rikthimi në dhjetor.
Promotori i tij, Eddie Hearn, emëroi Whyte dhe Deontay Wilder si kundërshtarë të mundshëm.
“Do të doja ta shihja të rikthehej. Ndoshta edhe në fund të dhjetorit,” tha Hearn për ‘talkSPORT’, përcjell lajmi.net.
“Ka beteja masive për të. Dillian Whyte apo Deontay Wilder.
Ka kaq shumë luftime për të në top [dhjetë]. Madje ka disa britanikë për të që po kalojnë edhe në disa luftime.
Ne vetëm duhet të shohim se çfarë dëshiron të bëjë. Do të jetë e vështirë, por ai do të kthehet”.
Whyte nuk ka luftuar që kur u mposht nga Tyson Fury në prill të vitit 2022 në stadiumin ‘Wembley’.