Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Këta janë gjashtë personat e dyshuar për përleshjen me thika në Prizren ku mbetën të plagosur dy persona -

Këta janë gjashtë personat e dyshuar për përleshjen me thika në Prizren ku mbetën të plagosur dy persona

U raportua pak më parëpër një përleshje mes gjashtë personave në qytetin e Prizrenit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur nga therja me thikë dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spital. Katër nga të dyshuarit kanë përfunduar në ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjashtë personat që dyshohet se u përfshinë në rrahje janë:

Erion Zeqiri, Florent Zeqiri, Selman Kokaj, Ermal Rexhaj, Dalton Ukimeraj, Arian Bobaj.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Malësi e Madhe, ku pas një mosmarrëveshjeje të çastit, të dyshuarit janë sharë mes vete e më pas situata ka eskaluar në sulm fizik.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, por aty nuk është gjetur mjeti i mprehtë që dyshohet se u përdor në rast.

Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, dy nga të dyshuarit janë dërguar në spital, ku edhe po vazhdojnë trajtimin e mëtutjeshëm mjekësor.Ndërsa katër të tjerët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë kanë pranuar se kanë kryer veprën për të cilën dyshohen.Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe atyre u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *