Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ndodh edhe kjo: Tejkaloi shpejtësinë, kosovarit i merret leja ditën që e kaloi testin e vozitjes! -

Ndodh edhe kjo: Tejkaloi shpejtësinë, kosovarit i merret leja ditën që e kaloi testin e vozitjes!

Bëhet fjalë për shoferin e një BMW të serisë 5, të cilës i është matur shpejtësia prej 126 km/h, në vendin ku lejohej 80 km/h
Policia Kantonale e Aargaut ka kryer të enjten një kontroll të shpejtësisë, duke përdorur aparatin lazer, transmeton albinfo.ch.

Janë ndaluar tre ngasës të shpejtë, shpejtuesit u ndaluan ndërsa njëri prej tyre kishte fituar patentshoferin atë ditë.

Bëhet fjalë për një BMW të serisë 5, të cilës i është matur shpejtësia prej 126 km/h, në vendin ku lejohej 80 km/h, ka njoftuar policia të premten.

18-vjeçari kosovar nga regjioni është kontrolluar dhe raportuar në prokurorinë publike përgjegjëse, shkruan Aargauer Zeitung.

Siç doli më vonë, shoferi i ri nuk kishte (ende) patentë shoferi me vete, pasi kishte kaluar testin e ngarjes po atë ditë. Por, policia i ka hequr atij menjëherë patentën e drejtimit.

Pak më i shpejtë ishte vetëm një gjerman 20-vjeçar, i cili kishte zhvilluar shpejtësinë prej 127 km/h, përcjell albinfo.ch.

Ai gjithashtu është referuar në prokurorinë publike dhe është dashur të dorëzojë patentë shoferin në vendngjarje.

Vetëm një shofer 74-vjeçar, të cilit i është matur shpejtësia prej 115 km/h, është lejuar të vazhdojë drejtimin. Pensionisti është raportuar në prokurorinë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *