Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Bien më të madhe çmimet e energjisë në bursën ndërkombëtare nga 750 euro megavat në 150 euro -

Bien më të madhe çmimet e energjisë në bursën ndërkombëtare nga 750 euro megavat në 150 euro

Pas paralajmërimeve për rritje të çmimeve të energjisë në bursat botërore, tashmë çmimi aktual i energjisë elektrike ka rënë shumë krahasuar me atë që ishte verës.

Sot një megavat mund të blihet me rreth 150 euro për dallim nga vera kur një megavat është blerë për rreth 750 euro.

Sipas bursës hungareze të energjisë, HUPX Hungarian Spot Index, çmimi i energjisë kanë rënë dukshëm.

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, tha për Gazetën Sinjali, se prodhimi vendor është rreth 650 megavat për orë, derisa importi shkon deri 150 MW/h.

Sipas tij situata me rrymë është stabile, si shkak i motit të mirë që po mbretërojnë këto ditë.

Ai tregoi se çmimet nga 750 euro për megavat orë (MW/h) të rrymës elektrike që ishin më parë në bursë ka rënë në rreth 150 euro.

Buzhala më tej theksoi se nuk dihet se çfarë do të ndodh në ditët në vijim.

“Parametrat aktual janë të mirë, por gjatë dimrit varet nga koha, çmimet që do të mbretërojnë, niveli i prodhimit vendor dhe kërkesat”, tha zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *