Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Paralajmëron eksperti i sigurisë: Pritet eskalim i situatës në Veri nëse Kurti nuk tërhiqet nga targat! -

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Pritet eskalim i situatës në Veri nëse Kurti nuk tërhiqet nga targat!

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka paralajmëruar eskalim të situatës në veri të vendit nëse Kryeministri Kurti nuk tërhiqet  nga çështja e targave.

Shala në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se pritet bllokim i rrugëve dhe ka mundësi edhe për sulme ndaj zyrtarëve të Kosovës.

“Nëse kryeministri kurti nuk merr ndonjë vendim për t’u tërhequr sa i përket çështjes së targave atëherë do të fillojë bllokimi i rrugëve, propabiliteti është shumë i madh që të ketë sulme ndaj zyrtarëve të Kosovës. Kemi patur para dy ditësh një sulm ndaj stacionit policor në Veri, kjo e dëshmon se nëse s’do të ketë shtensionim do të kemi sulme të cilat janë të drejtuara në drejtim të policisë së Kosovës dhe institucioneve të vendit” deklaroi Shala.

Ai tutje tha se situata duhet të shtensionet dhe se çdo gjë varet nga vendimi dhe veprimi i kryeministrit të Kosovës, i cili  do të merret ne 72 orëshin e ardhshëm.

“Unë mendoj se institucionet e Kosovës, ato të sigurisë janë në një situatë tepër të rëndë sa i përket situatës në terren. Kemi shumë pjestarë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb që kanë dorëzuar uniformën, pra në kete aspekt kemi një vakum në atë pjesë. Çështja është se personeli i cili duhet të jetë atje duhet të jetë personel i koordinuar mes komunitetit serb dhe komunitetit shqiptar. Mendoj se duhet të shtensionohet situata dhe çdo gjë varet nga vendimi dhe veprimi i kryeministrit të Kosovës, i cili  do të merret ne 72 orëshin e ardhshëm”

Serbët kanë marrë sot vendim për t’u larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Ky vendim erdhi pas shkarkimit të drejtorit të rajonit të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *