Dymbëdhjetë eprorë që punojnë në Policinë e Kosovës kanë zhveshur uniformat e tyre në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Zveçan.
E përkundër spektaklit që bënë, ata një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë zyrtarisht.
Ata ende nuk iu kanë nënshtruar procedurave të dorëheqjes, përfshirë dorëzimit të të gjitha mjeteve që bartin.
Në veri janë afër 500 policë të tjerë që po kryejnë detyrat e tyre sipas përgjegjësisë që kanë.
Përndryshe, në këtë takim të jashtëzakonshëm, përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të veriut vendosën të braktisin të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë këtu Kuvendin, Qeverinë, gjyqësorin, policinë dhe komunat.
Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore, Nenad Gjuriq, ditë më parë është suspenduar për shkak të moszbatim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.