Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
‘Paralajmërimi’ që nuk do ta donte askush: Sheholli përmend rastin “Panda”, thotë se serbët janë të lindur për gjëra të tilla -

‘Paralajmërimi’ që nuk do ta donte askush: Sheholli përmend rastin “Panda”, thotë se serbët janë të lindur për gjëra të tilla

Tash e katër ditë në veriun e Kosovës kanë vazhduar dorëheqjet nga institucionet e Kosovës të serbëve të asaj pjesë qoftë nga policia, sistemi gjyqësor, asamblistë por së fundmi edhe deputetë të Listës Serbe, ku këta të fundit u tërhoqën nga Kuvendi i Kosovës.

Serbët këto veprime po vazhdojnë t’i marrin si “hakmarrje’ ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti I cili nuk u tërhoq nga vendimi I Qeverisë për targat ilegale serbe në një afat prej dhjetë muajshe siç kërkuan SHBA dhe BE, shkruan Gazeta Blic.

Situatë më të rënduar në veri të Kosovës analisti politik, njohës i rrethanave shqiptaro serbe Fatri Shehoill thotë se ka parë vetëm në vitet e para të pas luftës në Kosovë.

Aktualisht gjendja në veri të vendit sipas ti është e rëndë pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme nga njerëzit që ishin të punësuar në institucionet e Kosovës, por që sipas Shehollit janë të ndikuar direkt nga Lista Serbe e Beogradi zyrtar.

“Nuk është e befasishme që serbët kanë marrë një hapë të tillë për largimin nga institucionet, deputetë policët, por edhe gjykatat se këtë e kanë bërë me vetëdije disa here, por që këto veprime janë të koordinuara me Beogradin edhe pse Vuciqi dëshiron t`i ik kësaj çështje kinse ky ka lutur të mos e bëjnë frazë e tij për opinion ndërkombëtar”, thotë Famir Sheholli.

Ai thotë se krejt kjo situatë ka ardhur si pasojë e mos dëgjueshmërisë së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit karshi kërkesave të aleatëve SHBA dhe BE për shtyrjen e vendimit për targat ilegale.

“Ne patjetër së është dashur që të dëgjojmë aleatin tonë SHBA për këtë dhjetë muajshe dhe nuk e bëri z Kurti dhe kjo është fiasko politike në bashkëpunim me SHBA, tash në vend se të shkojmë e të bisedojmë për finale e marrëveshje, ne duhet të bisedojmë me Goran Rakicin për Veriun, kjo është tragjedi politike”, vlerëson ai.

Në rast se tash Kurti sipas tij tërhiqet nga vendimi për targat nuk do të ketë asnjë efekt.

Por Sheholli thotë se “yrrenkun ” e politikanëve serb në Veri të vendit mund ta ndjekin shpejt edhe kryetarët e komunave serb në Jug të Kosovës .

Informacione se mund të ketë eskalim të situatës në ndonjërën prej komunave me shumicë serbe në Jug të Kosovës thotë se nuk ka , por ka ngre dyshime të forta se gjithçka mund të pritet nga kryetarët serb në Graçanicës ose kudo tjetër, për shkak se fuqia politike listës serbe dhe Beogradit mbi ta është e jashtëzakonshme.

Ka përmendur disa raste kur serbët kanë kryer atentate vrasje ndaj popullsisë civile serbe si rasti Panda në pejë e duke tentuar që fajin t`ua lënë shqiptarëve.

Për këtë ka thënë se policia e Kosovës dhe organet e tjera të sigurisë duhet të jenë shumë vigjilente.

“Unë me këta kryetar serb të komunave në Jug kryetarët serb nuk përjashtoj asnjë mundësi se janë të ndikuar nga Beogradi, pra duhet të jemi shumë shumë të kujdesshëm dhe vigjilentë me policinë tonë dhe të gjitha organet e sigurisë sepse këta janë të lindur që njerëzit e vetë t`i vranë dhe të mundohen t`ia lënë tjetër kujt fajin, do të thotë e kanë në gjene këtë çështje dhe kjo do të mund të na sillte në një situatë problematike duke ditur edhe raste të shumta të cilat kanë sjell problem…”, thotë ai.

Aktualisht daljen nga krejt kjo situatë, ai po e sheh në Washington.

“…ndoshta më e mira një konferencë ndërkombëtarë në Washington të mbahet dhe këto çështje të kryhen atje që kanë të bëjnë… SHBA duhet të jetë kryesori, pjesëmarrës, BE Kosovë dhe Serbi dhe aty t`I lidhet fundi kësaj çështje .Aktualisht nuk shoh mundësi të tjera pas kësaj çka ka ndodh që ne vet si Kosovë krijuam këtë situatë për shkak të mos dëgjimit të një këshille nga SHBA….”, thotë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *