Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ligji për “kontrollin” e tregut - ky është vendimi i fundit nga ministria -

Ligji për “kontrollin” e tregut – ky është vendimi i fundit nga ministria

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka dhënë më shumë detaje për përmbajtjen e Ligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg.

Ky ligj do të përfshijë – kufizimin e sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar, ndalimi i largimit nga shitja e produktit, caktimi i marzhës tregtare për shitjen me shumicë dhe pakicë, caktimi i çmimit maksimal të lejuar, detyrimi i operatorit ekonomik për të ruajtur pjesën e caktuar të stokut të produktit, detyrimi i operatorit ekonomik për t’u furnizuar dhe për të ofruar për shitje produktet themelore si para caktimit të masave mbrojtëse.

“Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, i draftuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me akterët përkatës, zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së paarsyeshme të çmimeve si dhe mungesës së produkteve themelore në treg”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Opozita këtë ligj e ka cilësuar si anti-kushtetutes që cenon ekonominë e tregut. Por pushteti thotë se masat janë të përkohshme.

“Produktet themelore në kuadër të këtij ligji janë: drithërat, miell gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie”, vazhdon njoftimi.

“Në këtë ligj përfshihen masat e përkohshme mbrojtëse që do të ndërmerren në raste të veçanta të destabilizimit në treg; shkaqet e caktimit të këtyre masave; mbikëqyrja për zbatimin e këtij ligji si dhe sanksionet ndaj çdo shkelësi të këtyre masave që janë përfshi në këtë ligj”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *