Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Europa voton nesër për liberalizimin e vizave të Kosovës -

Europa voton nesër për liberalizimin e vizave të Kosovës

Grupi Punues për Vizat të mërkurën dhe të enjten në Bruksel mban takim.

Për të dytën herë pas 12 dhe 13 tetorit, kjo trupë e  Këshillit të Bashkimit Evropian, pritet ta diskutojë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Çekia që e mban presidencën e BE-së, është zotuar se do punojë fortë deri atëherë që vendimi të merret deri më 31 dhjetor kur përfundon kryesimi i saj.

Përderisa ka lajme se disa shtetet anëtare duan ta ndërlidhin liberalizimin me hyrjen në fuqi të sistemit informativ ETIAS që mëtohet të nis në nëntor të 2023-ës.

Në dy mujorin e fundit të vitit, Kosovën e presin edhe dy proces tjera të mëdha në synimet e saj integruese.

Aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës është formalizuar dhe këshilli i ministrave tashmë i mbetet ta fusë në rend të ditës.

Kurse ekzekutivi kosovarë së shpejti, sipas deklaratave nga qeveritarët, do të dorëzojë aplikimin për të marrë statusin e vendit kandidat të Bashkimit Evropian.

Tek synimi për vendin e statusit kandidat të Kosovës, Serbia ka paralajmëruar veprime kundër këtij qëllimi që në Beograd është quajtur “luftë e paparë diplomatike ndonjëherë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *