Shqiptarja e quajtur Kristina Viktorija, yll i “Tik Tok”-ut ka publikuar disa videoklipe ku deklarohet se është tifoze e Kombëtares së Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Por, ajo ka një “arsye” për këtë.
I dashuri i saj është serb dhe ajo e pa të arsyeshme ta mbështesë Serbinë.
Kristina ka hasur në reagime të ashpra nga shqiptarët.
Por, ajo nuk ka ndryshuar mendje dhe po vazhdon përkrahjen ndaj Serbisë.