Që nga ora 10:00 mëngjesit ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel dhe akoma nuk ka përfunduar, raporton GazetaBlic.
Deri më tani, për rezultatet e këtij takimi nuk është deklaruar askush edhe pse pati raportime të ndryshme.
Mirëpo, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci përmes një shkrimi në “Facebook” paralajmëroi se ky takim është në anën e Kosovës.Bajqinovci thotë se, Kurti përfaqësoi Kosovën në mënyrë dinjitoze teksa nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Me Kryeministrin” dhe “RKS”, përfaqësim dinjitoz. Në mbrojtje të Republikës”, shkruan Bajqinovci.
Një postim të ngjashëm, e ka bërë edhe zyrtari për informim i LVV-së, Arlind Manxhuka i cili shkruan: “Me Kryeministrin”“RKS”.
Në anën tjetër, Drejtor i Institutit për Përafrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli tha se takimi në Bruskel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Briksul nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të Bashkimti Evropian, ka “përfunduar” pa asnjë marrëveshje.
Sipas tij, a qenë pala serbe që ka refuzuar çdo propozim që ka bërë kryemimnistri i Kosovës, Albin Kurti për targat.